Zyrtare/ James tek Bayern, klubi gjerman afron anësorin kolumbian

Updated: 17:12 - Korrik 11, 2017

Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar afrimin e James Rodriguez nga Reali i Madridit. Dy klubet kanë gjetur akordin për një periudhë huazimi dy vjeçare më të drejtë blerjeje për shifrën 60 milion euro. Lojtari do ti nënshtrohet testeve mjekësore e më pas do të nënshkruaj kontratën me kampionët e Gjermanisë.

James Rodriguez është zyrtarisht një lojtar i Bajernit të Mynihut. Lajmin e ka konfirmuar vëtë klubi bavarez që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të diur se është arritur marrëveshja me Realin e Madridit dhe kolumbiani nga sezoni i ardhshëm do të kontribuojë për kampionët e Gjermanisë.

Akordi mes drejtuesve madrilen dhe atyre bavarez konsiston në një huazim dy vjeçar të anësorit tek Bajernit e më pas gjermanët kanë të drejtën ta blejnë kartonin e lojtarit duke kaluar në llogarinë e Realit shifrën e 60 milionë eurove.

25 vjeçari do të jetë shumë shpejt në Mynih dhe pasi të kryejë ritmin e zakonshëm të vizitave mjekësore do të nënshkruajë kontaratën me Bajernin.

“Jemi të lumtur për këtë trasnferim. Rodriguez kishte shumë dëshirë të luante për ne dhe gjithashtu edhe Ancelotti dëshironte shërbimet e tij. Afrimi James e shton cilësinë e skuadrës “- u shpreh presidenti i klubit gjerman, Karl Heinz Rummenige.

Rodriguez është trasnferimi numër 5 i bavarezëve pas Rudy-t, Gnabry-t, Niklas Sules dhe Tolissos.

Ndërkaq që për kolumbian do të jetë përvoja e tij e parë në kampionatin gjerman. 25 vjeçari përvec se ka luajtur në vendlindjen  tij me klubin e Envigados, është aktivizuar në Argjentinë me Banfield , më pas në Porugali ku ka mbrojtur ngjyrat e Portos, në Francë me Monacon dhe 3 vitet e fundit me Realin e Madridit në Spanjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *