Zidane telefonon Ronaldon: Mos u largo, kemi nevojë për ty!

Updated: 12:02 - Qershor 18, 2017

Vendimi i Cristiano Ronaldos për tu larguar nga Real Madrid është lajmi kryesor në mediat botërore këto ditë. Portugezi po akuzohet për evazion fiskal dhe kjo e ka zemëruar atë, duke menduar që më mirë të largohet nga ky shtet.

Sigurisht që për këtë situatë nuk mund të qendroj indiferent tekniku i “los blancos”, Zinedine Zidane.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Zidane e ka telefonuar Ronaldon dhe i ka thënë se nuk dëshiron që ai të largohet, pasi bën pjesë në planet e tij për të ardhmen.

“Cristiano, unë nuk dëshiroj që t’i të largohesh. Ju jeni njeriu kryesor në projektin fitues të Real Madridit, për shkak të shpirtit tuaj fitues dhe për shkak të golave”, besohet t’i ketë thënë Zidane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *