Zidane: Nëse nuk do isha bërë futbollist, do kisha përfunduar shofer

Updated: 14:31 - Shtator 8, 2017

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka zgjedhur të rrëfehet në një intervistë për “Bein Sports”, ku ka folur për disa cështje që kanë të bëjnë me jetën dhe karrierën e tij.

Tekniku francez zbuloi një detaj tepër interesant ku përmendi se nëse nuk do të ishte futbollist, ai do të punonte si një shofer transporti.

“Nëse nuk do të kisha ecur në futboll, do të kisha punuar si shofer transporti”.

Mbi hapat e para në karrierën me ekipin e parë të Realit, Zizu u shpreh:

“Marrëveshja me Florentino Perez ishte diçka shumë e shpejtë. Unë po përgatisja një ndeshje të ekipit tonë B, kur Perez më telefonoi dhe më propozoi që të merrja drejtimin e skuadrës së parë. Kjo është mënyra se si Florentino i merr vendimet. Planet e tij janë gjithmonë shumë të qarta. Ai e di se ku shkon dhe se çfarë kërkon”.

Në lidhje me “tenorët” që janë edhe baza e sukseseve të tij, Zidane sqaroi: “Ramos është një lider, Ronaldo një jashtëtokësor dhe Benzema një talent i pastër”.

Kur erdhi biseda te virtytet dhe defektet, tekniku francez nuk u rezervua duke rrëfyer se: “Jam një person që duron shumë, por gjithashtu edhe të bërtas. Zakonisht i them në sy ato që mendoj”.

Për sa i përket të ardhmes në stolin e kampionëve të Europës, ai u përgjigj shkurtimisht duke deklaruar: “Jam trajneri aktual i skuadrës, nuk mund ta di edhe për sa kohë”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *