Zidan: Ulja e Ronaldos në stol ishte e planifikuar, Isko meriton rinovimin

Updated: 10:03 - Gusht 9, 2017

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, nuk e fshehu lumturinë e suksesit në Superkupën e Europës pas fitores ndaj Mançester Junajtidit. Ai tregoi se ulja në stol e Ronaldos ishte e planifikuar dhe pranoi që Isko meriton rinovimin me paraqitjet që po bën.

“Kemi bërë një punë të madhe. Jemi të lumtur. Pjesa e parë ishte spektakolare, ndërsa në të dytën patëm më pak mbajtje të topit dhe vuajtëm, por është normale. Fituam një tjetër trofe të rëndësishëm dhe e nisëm mbarë sezonin. Sekreti i këtij ekipi është fryma e grupit dhe njerëzit që punojnë për të. Nuk ka vetëm talent dhe cilësi, por edhe punë.

Ulja e Ronaldos në stol? Ishte e planifikuar. Ai ka vetëm 3 ditë që stërvitet, por e rëndësishme ishte që e kishim pranë.

Isko meriton rinovimin? Po, për hir të së vërtetës po. Me golin që bëri, me lojën që ai bën… Çdo herë rritet më shumë”, u shpreh Zidan.

/Panorama Sport/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *