Zhgënjen Reali dhe Atletico, Sevilla bën tris

Updated: 13:06 - Shtator 10, 2017

Levante ka suprizuar Realin në “Santiago Berrnabeu”. “Galaktiket” e trajnerit Zinedin Zidane nuk kanë  shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Levanten. Miqtë “shokuan” madrilenët në minutën e 12-të falë një goli të shënuar nga mesfushori Ivi, por kampionët në fuqi të La Ligës do të baraspeshonin me Lukas Vaskes në një aksion të dyshimtë jashtë loje.

Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë. Në të dytën Reali hidhet i gjithi në sulm duke aktivizuar Iskon dhe Kovacic por kartoni i kuq i Marselos e bëri më të vështirë misionin për të mbërritur te 3 pikët.

Valencia ndal Atleticon në shtëpi. Kryesfida e luajtur në stadiumin “Mestaja” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Të besuarit e Simeones edhe pse e dominuan sfidën nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës,ndërkohë Valencia nga ana e saj tregohet shpesh herë e rrezikshme me kundërsulm.

Sevilla ka fituar 3-0 me Eibarin. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, në të dytën ekipi vendas shënon me sulmuesin brazilian Ganso.Më pas Ben Jeder dhe në fund Nolito do te conin shifrat në 3-0.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *