Zëvendësuesi i Donnarummës, Milani ka zgjedhur Perin, portieri pranë nënshkrimit

Updated: 17:20 - Qershor 19, 2017

Do të jetë Mattia Perin zëvendësuesi i Gianluigi Donnarummës në portën e Milanit. Klubi kuqezi ka zhvilluar takimin e dytë me përfaqësuesin e 24 vjeçarit dhe duke iu referuar mediave italiane, pritet që brenda pak ditësh të vijë e zeza mbi të bardhë, natyrisht nëse nuk do të ketë kthim pas në çështjen Donnarumma, megjithëse duket e vështirë.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga drejtori sportiv i klubit të Genovas që zotëron të drejtat e Perin. Mario Donatelli ka deklaruar se portieri do të largohet nëse depozitohet një ofertë e rëndësishme dhe duke qënë se kjo ofertë ka mbërritur nga Milani, ai mund të transferohet që këtë javë.

Me sa duket kuqezinjtë kanë shfaqur besim tek Mattia Perin, pavarësisht se ky i fundit ka kaluar dy dëmtime të rënda në gju, njëri pas tjetrit. Aktualisht 24 vjeçari është rekuperuar dhe është i gatshëm të nisë fazën përgatitore me Genovan, por me sa po kuptohet gjasat janë të shumta që këtë periudhë stërvitore ta filloj me Milanin.

Përsa i përket Donnarummës  i cili nuk pranoi të rinovonte kontratën që i skadon në verën e 2018-ës,  drejtuesit e Milanit kanë qartësuar se nuk kanë ndërmend ta nxjerrin në treg, por ai do të vazhdoj të jetë pjesë e kuqezinjve e më pas do të jetë trajneri Montella ai që do të vendosë së kush do të zbresë në fushë si titullar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *