Xhemaili i gëzohet fitores kundër Interit

Updated: 13:49 - Prill 21, 2016

Mesfushori i skuadrës së Genoas, Blerim Xhemaili është shprehur se ndihet i lumtur me fitoren që skuadra e tij arriti kundër Interit.

Genoa mbrëmë mundi Interin, me rezultat 1-0, në javën e 34-të të Serisë A. Xhemaili thotë se skuadra e tij ka cilësi të mëdha.

“Kemi treguar lojë të mirë dhe cilësore. Ky ekip ka shumë cilësi dhe është një ekip i madh”, ka thënë Xhemaili.

Ai thotë se është i përqendruar tek Genoa dhe për Evropianin 2016.

“Në fund të sezonit do të kthehem në Galatasaray e pastaj do të shohim. Tani jam duke menduar vetëm për Genoan dhe Kampionatin Evropian”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *