Wayne Rooney drejt Kinës, ja paga “faraonike”

Updated: 15:38 - Shkurt 22, 2017

Wayne Rooney është pranë “divorcit” me skuadrën ku ai u bë i njohur. Kapiteni i Manchester United është i gatshëm t’i japë fund epokës në “Old Trafford” për të nisur një aventurë të re në Kinë.

Sulmuesi anglez pritet të bëhet lojtari më i paguar në botë pasi i është premtuar një pagë “faraonike” e padëgjuar më parë në futboll.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Rooney do të përfitojë 1 milionë sterlina në javë ose e thënë ndryshe plot 52 milionë sterlina në sezon.

Mediat britanike po raportojnë që kjo transfertë pritet të kryhet javën e ardhshme pikërisht gjatë ditës së fundit të merkatos të skuadrave kineze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *