Vllaznia-Skënderbeu “nuk” luhet në Shkodër, alternativë Laçi

Updated: 14:32 - Nëntor 3, 2017

Ndeshja ndaj Skënderbeut rrëzikon të mos luhet në Shkodër, kjo për shkak të ndërrimit të tapetit në stadiumin “Loro Boriçi”. Drejtuesit e klubit kishte vendosur që ndeshja të zhvillohej në fushën sportive” Reshit Rusi” por sipas komisionit të liçensimit pranë FSHF-së, ambjentet e fushës kanë disa mangësi dhe për rrjedhojë pritet që ajo të mos plotësojë kushtet e duhura për luajtjen e kësaj ndeshje.

Për ironi edhe para dy sezonesh ndodhi e njëjta situatë përpara sfidës me Skënderbeun, me drejtuesit që gjeten “shpëtim” te kompleksi Reshit Rusi, ndërsa për sa i përket takimit të së djelës, alternativë janë stadiumi i Laçit dhe ai i Kukësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *