Vlerësohet Gashi, goli ndaj Vancouverit shpallet më i bukuri i vitit

Updated: 12:39 - Nëntor 12, 2016
gashi

Shkëlzen Gashi nuk u përfshi nga trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese Gianni de Biasi në kuadër të takimit ndaj Izraelit, megjithatë futbollisti shqiptar vijon të vlerësohet në kampionain amerikan të futbollit për paraqitjet e tij me skuadrën e Colorado Rapids.

Goli i realizuar përballë Vancouverit është përzgjedhur si goli më i bukur i vitit në MLS. Goditja standarte e ekzekutuar nga 28 vjeçari ishte një veprim fantastik teknik që mahniti jo vetëm tifozët amerikan, por edhe të gjithë admiruesit e futbollit në botë.

Ky gol i realizuar i cili përzgjidhet në formë sfide të drejtpërdrejtë me realizime të tjera të veçanta, fitoi duelin me 7 gola duke eliminuar një e nga një realizimiet e Mancosu, Valerit, Nagbes, Morrisit dhe Amarikwas e më pas fitoi në sfidën finale me golin e lojtarit të New York City-t Harrison.

Natyrisht përzgjedhja u bë me vota popullore, ku goli i gashit u preferua më shumë nga të gjithë votuesit. Sulmuesi u transferua në muajin shkurt nga Baseli për te Colorado dhe ka qënë deri më tani një nga pikat më të forta të kësaj skuadre duke shënuar 9 gola dhe gjithashtu ka rregjistruar 4 pasime vendimtare. Shkëlzen Gashi realizoi një tjetër supergol në takimin e “play-off” it ndaj Los Angeles, ku Rapids u kualifikuan pas goditjes së penalltive, ndërkohë që më 23 nëntor Colorado do të përballet me Seattlen për titullin e konferencës së perëndimit.

/Oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *