Vjen “bomba” nga Peruja: Argjentina dhe FIFA do trukojnë ndeshjen!

Updated: 22:29 - Tetor 5, 2017

Federata Argjeninase e Futbollit në bashkëpunim me FIFA-n dhe CONMEBOL po manipulojnë sfidën Argjentinë-Peri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet ditën e premte në orën 01:30.

Kështu shkruajnë mediat peruane duke lëshuar “bombën” në prag të sfidës së Argjentinës.

Lajmi i publikuar nga e përditshmja peruane “Todosport” po bën tashmë xhiron e botës. Skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh dhe një hap fals i Argjentinës në këtë takim do e rrezikonte jo mbetjen jashtë nga Botërori.

Mësohet se gazetarët e “Todosport” tyre u bazuan te prania e Gianno Infantinos në Buenos Aires, për të ngritur dyshimet e tyre. Kreu i FIFA zhvilloi një takim me drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit për të diskutuar për kandidaturën e përbashkët me Uruguain e Paraguain për organizimin e  Botërorit 2030.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *