Ventura: Nga Balotelli ka pak sinjale pozitive

Updated: 18:18 - Shkurt 22, 2017

Seleksioneri i ekipit te Italise, Giampiero Ventura, ka deklaruar te merkuren se Mario Balotelli, i cili nuk eshte seleksionuar, duhet te jape “sinjale pozitive”.

“Une mendoj se ka shume probleme mes nesh”,. deklaroi Ventura ne nje konference shtypi ne Coverciano, qendra stervitore e seleksionit.

“Nuk dua te flas me te per rolin e tij, por per pjesen tjeter. Mario debaton me te gjithe”, theksoi ai.

“Zgjidhjen duhet ta gjeje ai vete. Por tani per tani, ai ka dhene pak sinjale pozitive”, tha tekniku.

“Besoj se Balotelli do te ndryshoje”, vuri ne dukje ai.

Qe prej largimit te Antonio Conte, Ventura ne repartin e sulmit ka preferuar Andrea Belotti (Torino) dhe Ciro Immobile (Lazio Roma), duke e pare me rezerva Balotellin.

Kete sezon me Nice, ai ka shenuar 11 gola ne 19 ndeshje, por nuk ka shenuar qe nga fillimi i vitit 2017/ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *