United dhuron spektakël në miqësoren ndaj Galaxy, debuton dhe Lukaku

Updated: 15:34 - Korrik 16, 2017

Manchester United luajti ndeshjen e parë para sezonale duke dhuruar spektakël përballë amerikanëve të Los Angeles Galaxy, miqësore kjo e vlefshme për turneun “International Champions Cup”. “Djajtë e kuq” arritën të fitonin me rezultatin e thellë 5-2.

Ishte talenti Rashford, i cili hapi serinë e golave në minutën e 2-të, duke kaluar skuadrën e Mourinho-s në avantazh. Në minutën e 20, ishte përsëri 19-vjeçari, i cili dyfishoi shifrat në 2-0, duke realizuar dopietë personale.

Listës së shënuesve iu shtua belgu Felaini, i cili në minutën e 26, tronditi portën e Los Anxhelos Galaksi për të tretën herë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll në epërsinë e tre golave.

Me fillimin e të dytës, Murinjo hodhi në fushë edhe blerjen më të bujshme të merkatos, Romelu Lukaku. Ky ishte debutimi i tij me fanellën e Mançesterit.

Në minutën e 67, Mkhitaryan realizoi edhe golin e katërt. Pesë minuta më vonë armeni asistoi për shokun e skuadrës Martial, i cili shënoi golin e pestë.

Duhet të vinte minuta e 79 që skuadra amerikane të zgjohej nga gjumi. Sulmuesi meksikan Giovanni Dos Santos, pas shumë përpjekjesh arriti të shënonte në portën e anglezëve. Ky gol mesa duket i hapi oreksin ish-futbollistit të Barcelonës, i cili në minutën e 88 realizoi dhe golin e dytë personal.

5 me 2 mbyllet dhe kjo ndeshje, ku tifozët e United mbetën të kënaqur me performancën e skuadrës së tyre dhe mezi presin ta shohin atë gjatë sezonit të ri, me shpresën se do vi dhe ndonjë blerje tjetër që do e forconte ekipin e Manchesterit për të qenë sa më konkurues në të gjitha kompeticionet.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *