Uniformat që Mayweather dhe McGregor do të veshin gjatë daljes në ring

Updated: 22:47 - Gusht 26, 2017

Sot pas mesnate në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, do të zhvillohet dueli i madh i boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, një përballje e konsideruar si “sfida më e madhe e historisë së sporteve luftarake”.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë boksieri i pamposhtur Floyd Mayweather (49 fitore e asnjë humbje) dhe ikona e UFC-së, Conor McGregor, i vetmi që ka fituar dy tituj kampion bote në artet marciale mikse. 

Floyd Mayweather do të ngjitet në ring me klas, ashtu si dhe gjithnjë është karakterizuar karriera e tij. Boksieri amerikan ka treguar sot se çfarë do të veshë në momentin që do të përshkojë rrugën nga dhoma e zhveshjes deri në ring.

Një veshje me kapuç që është dizenjuar nga stilisti gjerman Philipp Plein, me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, të cilin sportisti i pamposhtur i ringut do ta mbajë të veshur derisa të nisë sfida.

Ndërsa kampioni irlandez i arteve marciale mikse, që debuton në sportin e boksit, do të veshë një univormë thuajse të ngjashme me atë të amerikanit, por që është dizenjuar nga stilistja e famshme italiane, Donatella Versace. Uniformën e ka postuar në faqen e tij zyrtare “Instagram” vetë kampioni irlandez i UFC-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *