UEFA heton PSG-në për transferimet e bujshme

Updated: 20:37 - Shtator 1, 2017

Transferimet e bujshme si Neymar apo dhe ai i fundit i Mbappe nga skuadra rivale e Monaco i kanë kushtuar Paris Saint- Germain jo vetëm në vlerë monetare.

Klubi parizien është në hetim nga UEFA për Fair Play-in Financiar, raporton BBC.

UEFA ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj gjigantëve francezë nëse ata kanë shkelur rregullat e vendosur nga ky entitet.

“Dhoma Hetuese e Organit të Kontrollit Financiar të UEFA-s hapi një hetim zyrtar ndaj Paris Saint-Germain si pjesë e monitorimit të vazhdueshëm të klubeve të rregulluara nga rregullat e Fair Play-it Financial (FPP).Hetimi do të përqendrohet në përputhjen e bilancit buxhetor, veçanërisht pas transferimeve të fundit gjatë merkatos së verës”,  thuhet ndër të tjerash në njoftimin e UEFA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *