Turneu i Wimbledon, Roger Federer siguron finalen e 11-të, do sfidoj Cilic

Updated: 21:19 - Korrik 14, 2017

Roger Federer është thjesht njeriu që nuk plaket kurrë. “King Roger” siguroi finalen numër 11-të në karrierë në turneun më të njohur dhe më të rëndësishëm të botës së tenisit, në atë të Wimbledon. 35-vjeçari po kalon një periudhë forme fantastike, aq sa në turneun e Londrës në të gjithë rrugëtimin e tij nuk ka dhuruar asnjë set të vetëm.

Në gjysmëfinale ai që u gjunëzua përpara “mbretit” zviceran ishte Thomas Berdych. Tenisti çek luftoi në çdo segment, aq sa dy setet e para shkuan deri në tie-brak aty ku Federer bëri diferencën, ndërsa në fraksionin që rezultoi edhe ai përmbyllës tenisti që aktualisht mban numrin 5 në botë e mposhti 31 vjeçarin nga Moravia me shifrat 6-4 duke i dhuruar vetes një tjetër mundësi për të triumfuar në Wimbledon, turne të cilin Roger Federer e ka fituar në 7 raste.

Në finale përballë djaloshit nga Bazeli do të jetë kroati Marin Cilic. 28 vjeçari mposhti në gjysmë finale amerikanin Sam Querrey me rezultatin 3-1. Kjo është hera e parë që Cilic ndohet në finalen e Wimbledon teksa në karrierën e tij ka siguruar vetëm një sukses në “Grand Slam”, më konkretisht atë të “US Open” në vitin 2014, ndërkohë që Roger Federer kërkon triumfin numër 19 në një “Grand Slam”.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *