Tirana përballë Bylisit, Ze Maria: Të thellojmë diferencën, na duan dhe urrejnë

Updated: 17:13 - Nëntor 3, 2017

Në prag të takimit kundër Bylisit, trajneri i Tiranës Ze Maria megjithëse vlerësoi kundërshtarin u shpreh se skuadra e tij i ka mundësitë të thellojë diferencën me ndjekësit. Ndërkohë që në lidhje me takimin e Kupës ndaj Vllaznisë, tekniku brazilian tha se është kurioz ti shohë bardheblutë kundër një ekipi të kategorisë Superiore.

Tirana do të synoj fitoren e 7-të rradhazi në kategorinë e parë. Në kuadër të sfidës kundër Bylisit, trajneri Ze Maria ka kërkuar të qëndrojë me këmbë në tokë duke vlerësuar kundërshtarin, por njëkohësisht tekniku brazilian u shpreh se skuadra i ka mundësitë për ta thelluar diferencën me ndjekësit në kreun e renditjes.

“Jemi përpara një ndeshje të vështirë. Unë këtë e them përballë çdo kundërshtari pasi të gjithë ekipet me të cilat përballemi duhen pergatitur me mobilizim maksimal. Bylis është një skuadër më e fortë se te tjerat duke qënë se ka fituar tre ndeshje. Na duhet të gjejmë dhe shfrytëzojmë pikat e tyre të dobta. Kemi bërë mirë deri tani dhe kemi mundësinë të thellojmë diferencën me pikë. Tirana  ka  ende nevojë të përmirësohet.  Gjatë këtyre muajve në Shqipëri kam mësuar se Tiranën sa e duan aq dhe e urrejnë. E duan tifozët dhe e urrejnë kundërshtarët. Kjo na bën mirë pasi na motivon dhe na jep më tepër dëshirë për të fituar kudo dhe me këdo luajmë.”

Në lidhje me takimin kundër Vllaznisë në kupën e Shqipërisë trajneri i bardhebluve tha se është kurioz ta shohë skuadrën e tij përballë një ekipi të superiors, megjithëse ka ende kohë për të menduar për atë sfidë.

“Është herët për të folur për ndeshjen e kupës me Vllazninë pasi do të luhet në fund të muajit. Na duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Une e di që të gjithë janë kurioz për të parë forcën e Tiranës përballë skuadrave të Superiores, por ka kohë, fillimisht të mendojmë për Bylisin.”

Bylisi do të zbresë në kryeqytet aty ku nuk fiton kundër Tiranës që nga viti 2011, në një kohë që bardheblutë po kalojnë një formë tejet pozitive në këtë edicion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *