Tirana merr një mesfushor nga Uganda

Updated: 16:44 - Gusht 2, 2017

Toni Maveje është shumë pranë firmës me Tiranën. Mesfushori 26-vjeçar është takuar dy ditë më parë me menaxherin e bardhebluve, i cili është në Afrikë dhe duket se në parim kanë gjetur një akord. Futbollisti në fjalë numëron 65 ndeshje me Kombëtaren e Ugandës dhe shihet si një alternativë shumë e vlefshme për skemat e Ze Marias.

Pak kohë më parë ka qenë edhe në planet e skuadrës së Beshiktashit, megjithatë duke qenë se marrëveshja nuk u arrit, tashmë po shpresojnë bardheblutë që ta rrëmbejnë. Por edhe kryeqytetasit po hasin realisht vështirësi, pasi konkurrenca për të siguruar shërbimet e tij është e madhe.

Gjithsesi me 90% të mundësve ai do i bashkohet klubit më të titulluar në vend dhe pritet që në ditët e ardhshme të vijë edhe marrëveshja finale. Suksesi i Merveil dhe Akuah te Tirana ka bërë që tregu afrikan të mbetet ende në “pole”. Veç tij, pritet edhe një tjetër mesfushor afrikan, si edhe një sulmues brazilian, por emrat ende mbeten “mister”./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *