Tifozët e Kroacisë dhe Kosovës festojnë sëbashku në Shkodër

Updated: 18:06 - Tetor 6, 2016

Po të shohësh në rrugët e Shkodrës, të duket sikur në stadiumin e këtij qyteti do të zhvillohet një ndeshje miqësore.

Në fakt nuk është aspak një miqësore, por ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Megjithatë tjetër përshtypje të lënë tifozëritë e dy skuadrave. Siç ndodh rëndom kur dy skuadra do ndeshen dhe në rrugët e qytetit tifozeritë mund të përfshihen dhe në zënka, krejt e kundërta po ndodh në Shkodër.

Pamjet e Ora News tregojne tifozët e Kroacisë dhe Kosovës qe përveç shallëve dhe flamurëve të përbashkët KOSOVË-KROACI që mbajnë ne duar, janë parë edhe duke drekuar e pirë birra sëbashku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *