Teuta nën akuzë, prokurorët austriakë kërkojnë hetim edhe në Shqipëri

Updated: 17:39 - Prill 18, 2017

Autoritetet austriake vijojnë të hetojnë takimin miqësor mes Austrisë së Vienës dhe Teutës. Kjo përballje u zhvillua më 21 qershor të vitit 2016 dhe ekipin nga kryeqyteti i Austrisë fitoi me rezultatin e thellë 7-2. Sipas prokurorëve austriak ekzistojnë dyshime se ky takim është trukuar nga lojtarët e Teutës të cilët qëllimisht kanë lejuar ekipin nga Viena të realizojë 7 herë.
Pala austriake shkon edhe më tej duke i kërkuar autoriteteve shqiptare të nisin një hetim edhe në vendin tonë për të zbardhur këtë çështje. Madje i kërkohet prokurorisë shqiptare të marrë në pyetje disa nga lojtarët e Teutës, teksa në Austri disa lojtarët dhe pjestarë të stafit akuzohen për “Mashtrim të rëndë në një event sportiv”.
Nga momenti i parë kur doli në skenë akuza e autriteteve austriake, zyrtarët e Teutës e mohuan kategorikisht se kanë toleruar apo trukuar takimin në fjalë duke dhënë gatishmërinë e tyre të paraqiten përpara organeve hetuese në Shqipëri për t’iu përgjigjur pyetjeve , pasi e konsiderojnë veten plotësisht të pastër ndaj cdo akuzë që prokuroria austriake ka ngritur.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *