Tenis: Federer rikthehet pas fitores në Wimbledon…fiton lehtësisht në Montreal

Updated: 08:55 - Gusht 10, 2017

Zvicerani Roger Federer (N.2) ka fituar lehtesisht te merkuren  perballe kanadezit  Peter Polansky ne turneun Masters1000 te ATP ne Montréal, ne ndeshjen e tij te pare qe nga titulli i tij i  tete ne Wimbledon.

Brenda nje ore, Federer ka fituar me rezultatin 6-2, 6-1 perballe Polansky, i 116-ti ne klasifikimin boteror dhe do te ndeshet te enjten me fituesin e ndeshjes mes amerikanit Jack Sock (N.15) dhe spanjollit David Ferrer.

Ai ka festuar 36-vjetorin e lindjes me nje feste-koncert te grupit britanik te pop-rock, Coldplay ne Montréal.

Ne mungese te Andy Murray, Novak Djokovic e Stan Wawrinka, te gjithe te demtuar, spanjolli Rafael Nadal dhe Roger Federer ajne dy favoritet kryesore per Kupen Rogers ne Montréal.

/ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *