Të kuqtë dhe Kukësi në krye, fiton Patizani dhe Laçi në javën e 26- të

Updated: 22:34 - Mars 18, 2017

Partizani  nuk gabon, fiton 2-0 me Korabin  në javën e 26-të të Kategorisë Superiore, fiton dhe Laçi me Flamurtarin në luftën për mbijetesë.

Të kuqtë zgjidhën gjithçka brenda dy minutash: autogoli i Prençit zhbllokoi lojën në minutën e 31-të,

1-0 për djemtë e Starovës.

Ndërkohë pa u mbaruar ende festa e golit vjen edhe goli i sigurisë  me autor Ekuban që e bëri të sigurt suksesin e kryeqytetasve pas një kombinimi të bukur me Bardhin.

Me këtë fitore skuadra e Sulejman Starovës e sheh veten për herë të parë në krye të renditjes këtë sezon.

Pesëmbëdhjetë herë kampionët e vendit kanë 52 pikë së bashku me Kukësin, +2 nga Skënderbeu.

Kurse Korabi, në kuotën 12, nuk ka thuajse asnjë shans për të mbijetuar.

Ndërkohë në takimin tjetër Laçi arriti të fitojë me Flamurtarin një ndeshje shumë të rëndësishme me rezultatin 1-0.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *