• massimiliano-allegri-juventus_vtdxgpecpj6q1kgfz0wvv6j0u

    Të gjithë të çmendur pas Allegrit, edhe Reali në garë për të

    Massimiliano Allegri betohet se mendon vetëm për Juventusin, kampionatin e pestë, Bayern Mynihun si dhe finalen e Kupës së Italisë. Por e ardhmja e tij pas përfundimit të sezonit tek “Zonja...

  • alegri600101182020121030233916

    Merkato pankinash, Alegri merr ofertë nga Çelsi

    Çelsi duket se ka ideuar se cili do të jetë pasardhësi i Guus Hiddink për të drejtuar pankinën në Stamford Bridge. Holandezi i cili  ka marrë drejtimin e skuadrës përkohësisht deri në fund të sezonit, duket se do të zëvendësohet me Massimiliano Allegri sipas portalit Italian “Calciomercato.com”. Alegri 48 vjeç, ka marrë një ofertë prej 7.4 milionë eurosh në vit për katër sezone në Premier League. Ndërkohë, vetë trajneri duket i emocionuar nga oferta dhe e konsideron transferimin në ishull si një ëndërr që do të kthehet në realitet. Çelsi, gjithashtu, do të duhet t’i paguajë edhe një dëmshpërblim Juventus-it, duke parë se Allegri ka një kontratë me klubin deri në 2017-ën. Juventus duket se ka një formë mjaft të mirë në këtë moment me, që aktualisht kanë fituar 13 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat. Alegri e coi vjet Juven edhe në finale të Champions League dhe kjo ka rritur kuotat e teknikut Italian. Duket se mes kandidaturave të shumta bossi Roman Abramovic ka piketuar  Alegrin, pasi Pep Guardiola firmosi te Manchester City, ndërkohë që negociatat me trajnerin e Atletico Madrid dhe ish-tekniku i Kilit, Simeone nuk kanë avancuar. Prej kohësh pankina e Çelsit nuk ka gjetur qetësinë pasi shumë trajner kanë ardhur edhe ikur, ndërkohë që Murinjo i cili ishte si një emblem edhe ai u largua nga drejtuesit e klubit londinez.