Supersfida e javës, Duro : Më vjen keq për tifozët, duam fitoren ndaj Kukësit

Updated: 15:13 - Nëntor 4, 2017

Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro shprehet i keqardhur për mos praninë e spektatorëve në takimin më të rëndësishëm të javës kundër Kukësit. Tekniku i kuqezinjve nuk i konsideron të rëndësishme statstikat negative ndaj bluve vitet e fundit dhe shpreh besimin se skuadra e tij i ka shanset për të marrë 3 pikët

Flamurtari-Kukësi cilësohet si kryendeshja e kësaj jave në superligën shqiptare, një takim që për fat të keq do të luhet pa tifozë, për shkak të dënimit katër javor të dhënë nga FSHF. Megjithatë trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro, edhe pse e cilëson një mungesë shumë të madhe mos praninë e tifozëve, beson tek se skuadra e tij mund të arrijë suksesin në këtë takim. Flamurtari ka katër vjet që nuk fiton përballë Kukësit, një statistikë, të cilën Duro nuk e konsideron si shumë të rëndësishme.

Në lidhje me objektivat e skuadrës, tekniku i Flamurtarit kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë edhe nëse vlonjatët fitojnë kundër bluve veri-lindor.

Flamurtari ndodhet vetëm dy pikë larg Kukësit dhe një fitore do i jepte mundësinë vlonjatëve të parakalonin në renditje kampionët në fuqi.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *