Real Madrid “mbret” i Europës, fiton edhe Superkupën

Updated: 20:46 - Gusht 8, 2017

Real Madrid e ka nisur mbarë sezonin e ri. Galaktikët arritën të fitonin Superkupën e Europës pasi mposhtën Manchester United me rezultatin 2-1.

Loja nisi vrullshëm për djemtë e Jose Mourinhos por ata që gjetën golin të parët ishin madrilenët. Casemiro zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Ndërkohë në 45 minutat e dyta ishte përsëri Real që shënoi duke dyfishuar rezultatin në 2-0 me anë të Isco në minutën e 52-të.

Romelo Lukaku dha pakëz shpresë për “Djajtë e Kuq” pasi ngushtoi rezultatin në 2-1 duke shënuar në minutën e 62-të. Por vetëm kaq, nuk mjafton ai gol pasi takimi u mbyll me këto shifra.

Real Madrid shton një tjetër trofe në muzeun e tij, atë të Superkupës së Europës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *