Superorja/Skënderbeu në Shkodër, Flamurtari pret Kukësin

Updated: 12:12 - Nëntor 3, 2017

Java e fundit e fazës së parë në Kategorinë Superiore do të rezervojë disa duele interesante.

Sfidë me aromë europiane do zhvillohet në stadiumin e Vlorës aty ku Flamurtari do të presë kampionët në fuqi të Kukësit në një stadium pa spektatorë pas dënimit nga Disiplina. Kuqezinjtë vijnë me moralin e lartë pas fitores në kryeqytet kundër Partizanit dhe do të kërkojnë të vijojnë në këtë rrugë pavarësisht se historia nuk i favorizon në përballjet direkte ndaj ekipi kuksian.

Në krahun tjetër situata nuk është ndër më të mirat për blutë. Barazimi me Vllazninë është konsideruar si humbje nga drejtuesit veri-lindor dhe takimi i Vlorës shihet si jetik për objektivin titull. Kukësi ka fituar 5 nga 9 sfidat e fundit të zhvilluara në stadiumin “Flamurtari” dhe do të kërkojë të vazhdojë këtë trend pozitiv në qytetin bregdetar.

Skënderbeu do të rikthehet në atmosferën e kampionati shqiptar pas disfatës  kundër Partizanit të Beogradit. Korçarët do të sfidojnë në transfertë Vllazninë. Kjo përballje në letër nuk duket ndër më të ndërlikuarat për skuadrën e Ilir Dajës, por është fakt që shkodranët kanë ndryshuar për mirë që nga momenti kur Gjoka morri drejtimin e kuqebluve.

Partizani do të udhëtojë përreth 15 minuta për të mbërritur në rrethinat e kryeqytetit, më konkretisht në Kamzë. Të kuqtë duket se janë përfshirë sërish nga kriza pas humbjes me Flamurtarin dhe si të mos mjafoi kjo kanë edhe disa mungesa të rëndësishme. Përvec Sukajt e Canit që tashmë mungojnë  prej disa javësh, në fushë nuk do të zbresin as Progni i pezulluar dhe Adoryan e Herrera të dëmtuar.

Ndërkaq që skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu vjen me moralin lartë pas triumfit 1-0 në transfertën e Laçit.

Java e fundit e fazës së parë do të plotësohet nga takimet Luftëtari-Lushnja dhe Teuta-Laçi. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *