Sulmuesi izraelit: Nuk e provokova Berishën, ai më goditi

Updated: 00:21 - Nëntor 13, 2016
adgah

Nje prej episodeve qe i dha fund ndeshjes Shqiperi-Izrael ne Elbasan Arena ishte kartoni i kuq i portierit Etrit Berisha.

Ndryshe nga kartoni i pare i Gjimshitit qe erdhi pas nje faulli ne zone, kartoni i portierit te kombetares sone erdhi pas nje momenti nervozizmi.

Per kete foli edhe sulmuesi i Izraelit, Eran Zahavi,qe ishte personi me te cilin Berisha u perplas.

Autori i golit të parë ka thënë se ai nuk e provokoi Berishën dhe se goditja ishte mjaftueshëm e fortë që ai të shtrihej në tokë.

“Nuk e kam provokuar Berishën, ai erdhi dhe unë nuk lëviza. Ai më provokoi duke më prekur. Ka gabuar dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Goditja ishte mjaftueshëm e fortë për të rënë në tokë. Gjyqtari mori vendimin e drejtë”, ka thënë Zahavi.

Shqiperia humbi me rezultatin 3-0 perballe Izraelit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *