Strakosha: Dua 6 pikë me kombëtaren, pastaj rradhën e ka Milan

Updated: 16:52 - Gusht 28, 2017

Ai është një pikë kyce për skuadrën e Lazios. Bëhet fjalë për portierin kuqezi, Thomas Strakosha i cili po kalon një formë vërtet të mirë.

I pyetur në lidhje se kush do të fitojë duelin mes tij dhe Berishës për të mbrojtur portën e kombëtares, Strakosha është shprehur se nuk ka rëndësi se kush aktualisht luan por e rëndësishme është që Shqipëria të fitojë.

“Unë shpresoj që të fitoj me Shqipërinë time, pavarësisht se kush do të luajë në këto ndeshje dhe dëshiroj që të kthehem në Romë me 6 pikë të siguruara”, tha Strakosha për mediat italiane, të cilin pas ndeshjeve me kuqezinjtë, e pret një duel ndaj një skuadre që vesh pikërisht ngjyrat kuqezi, Milani.

“Pas pauzës do të jetë ndeshja me Milanin, shpresojmë që të kemi edhe mbështetjen e publikut tonë. Ajo është një ndeshje e rëndësishme, kundërshtari është shumë i fortë, do të japim maksimumin, pasi na nevojiten tri pikët”, vijoi Strakosha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *