Stërvitja e të kaltërve të Venturës para përballjes së mbrëmjes

Updated: 14:56 - Tetor 9, 2017

Mëngjesin e kanë nisur me një seancë stërvitore në mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodres.

Të kaltërit e Venturës nuk patën mundësi të kenë një të tillë në “Loro Boriçi” për shkak të kohës së kufizuar dhe prandaj u zgjodh kjo formë për të parë gjendjen fizike të 11 lojtareve që do të ketë në dispozicion tekniku Italian.

1 orë e 30 minuta pas kësaj stërvitje, për Shkodranët që ndër vite kanë ndjekur plot pasion kombëtaren Italiane, duke bërë tifo për të në shumë kompeticione, kjo e hënë ishte edhe më e veçantë.

Janë të emocionuar që kanë rastin të shohin e fotografojnë nga afër 4 kupat e botës që të kaltrit kanë fituar, madje Shkodranët thonë se nuk e kishin menduar se do të përjetonin një ngjarje të tillë në qytetin e tyre.

Në orën 20.45 në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan përballë Italisë, në një ndeshje ku ka pak për t’u vendosur, e shumë për të diskutuar, analizuar e pse jo për të bërë tifo, mes dy dashurive sportive për shumë të apasionuar pas futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *