Statistika të frikshme, Messi shënon sa gjithë ekipi i Realit

Updated: 20:01 - Shtator 22, 2017

Lionel Messi e ka nisur më së miri sezonin e tij në kampionatin spanjoll, duke realizuar jo pak, por 9 gola në pesë ndeshjet e para.

Ky nuk para bën lajm pasi jemi mësuar me “pleshtin” i cili cdo sezon ai e vërteton se është një makineri golash.

Ajo që bie në sy është fakti se numri 10 i Barçës ka realizuar i vetëm sa Reali i Madridit, i ndalur në kuotën 9 gola pas pesë ndeshjeve, duke treguar qartë se po vuan mungesën e yllit të tij, pa harruar këtu edhe diferencën prej 7 pikësh tashmë.

Por duke e analizuar të gjithë kampionatin spanjoll, shihet se Mesi ka shënuar gjithashtu i vetëm, më shumë sesa 16 skuadra të tjera. 

Kjo është një statistikë monstruoze, por nëse Leo ruan ritmin mund të vazhdojë edhe për disa javë, të paktën derisa Reali i Madridit të rikthehet në shina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *