Spanjë ”La Liga”, ndeshjet e fundjavës

Updated: 13:24 - Shtator 8, 2017

Kampionati spanjoll këtë fudjavë hapet me ndeshjen Real Madrid – Levante. Mbretërit gabuan në ndeshjen me Valencian, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në Santiago Bernabeo dhe duke  krijuar një hap fals.

Të besuarit e Zinedine Zidane, do të jenë në fushë përsëri  pa Cristiano Ronaldon i cili është pezulluar, me 5 ndeshje nga federata spanjolle, detyrimi është vetëm fitorja përballë Levantes.

Atl Madrid po kalon një formë shumë të mirë dhe vjen pas fitores 5-1 me Las Palmas-n. Skuadra e Diego Simeones,  kërkon vetëm fitoren për të mbajtur hapin e Barcelonës dhe Realit.

Në këtë takim pritet të luajë Griezmann, i cili mungoi në sfidën me Las Palmas pas kartonit të kuq të marë në sfidën hapëse të kampionatit me Gironën.

Sulmuesi francez do të jetë në sulm që nga minuta e parë. Në takimin e mbrëmjes Barcelona, do të luajë në ”Camp Nou”  derbin e katalunjës përballë Espanjoli-t.

Espanjol nuk fiton në stadiumin ”Camp Nou” prej vitit 2009.  Blaugranët shihen si favoritë absolute për të ruajtur kreun dhe  do të kërkojnë vetëm  3 pikët.

Katalanasit kryesojnë kampionatin me 6 pikë pas dy ndeshjeve të luajtura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *