Sot Shqipëri U-21-Islandë U-21, Bushi: Mund të përmbysim çdo kundërshtar

Updated: 13:30 - Tetor 10, 2017

Shqipëria U-21 ndeshet të martën në mbrëmje me Islandën, në takimin e 4-t në kuadër të grupit të 2-të të eliminatoreve të Evropianit të nën 21 vjeçarëvë.

Për trajnerin kuqezi, Alban Bushi kjo është vetëm sfida e radhës. “E dimë që Islanda është favorite grupi, ne nuk jemi favoritë, por kur punon për çdo ndeshje mund të përmbysim çdo kundërshtar” tha Bushi. Sipas tij me takimet dhe rezultatet e arritur grupi po bëhet shumë interesant. “Dukefituar fituar brenda duke humbur jashtë, ekipet do të jenë ngushtë deri në minutën e fundit” thotë ai.

Ndërkohë, futbollisti kuqezi, Keidi Bare ka deklaruar së është i gatshëm për këtë sfidë, ku synon të gjejë edhe ndjesinë e munguar të golit. “E kam menduar shumë herë një gol me shpresat se kam një kohë të gjatë që nuk kam shënuar. Shpresoj që në këtë ndeshje ta realizoj një të tillë” thotë Bare.

Ndeshja midis Shpresave të Shqipërisë dhe Nën-21-vjeçarëve të Islandës luhet të martën në orën 19:00 në Stadiumin “Elbasan Arena” .

/ATA/ 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *