Skënderbeu në Kiev, ukrainasit i bëjnë thirrje tifozëve që të mbushin stadiumin

Updated: 11:21 - Shtator 12, 2017

Klubi gjigant ukrainas, Dinamo Kiev, po e vlerëson në maksimum ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Europës, teksa të enjten do të presë Skënderbeun në orën 19:00.

Kështu, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit ukrainas të presidentit  të ekipit i ka bere thirrje tifozëve që të mbushin stadiumin.

Në ndeshjen e fundit për kampionat kundër Oleksandrias, në stadium ishin vetëm 8500 tifozë. Në këto kushte, klubi prej dy ditësh po bën apel të fuqishëm për një pjesëmarrje të madhe në takimin ndaj Skënderbeut.

Vetë presidenti i ukrainasve, Ihor Surkis, i pyetur për ndeshjen kundër skuadrës shqiptare, deklaroi:

“Unë jam mirënjohës për tifozët që na mbështetën në ndeshjen e fundit. Natyrisht do të doja të shihja më shumë tifozë në stadium, veçanërisht në ndeshjen e ardhshme kundër Skënderbeut. Kemi nevojë për mbështetjen e tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *