Skënderbeu merr talentin e Tiranës

Updated: 16:19 - Gusht 2, 2017

Ditë të nxehta në Korçë sa i përket merkatos.

Pas prezantimit te sulmuesit të Kievos Ali Sou, korçarët kanë përgatitur edhe surprizën e madhe.
Mësohet se Merveil Ndockyt, 19-vjeçari i talentuar i Tiranës do të jetë pjesë e Skënderbeut. Madje ka zëra që thonë se ai ka qenë i pranishëm në stërvitjen e djeshme në Korçë.

Nuk dihet nëse është ndonjë huazim apo Skënderbeu ka blerë kartonin e tij, por më shumë mundësi, Merveil do jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *