Skënderbeu merr 3 pikë në shtëpi, mposht Vllazninë 2-0

Updated: 16:48 - Nëntor 5, 2017

“Ujqërit e Dëborës” kanë mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore.

Korçarët siguruan tre pikët e radhës në shtëpinë e tyre, falë golave të Takut në minutën e 57 dhe Soue në minutën e 84.
Skënderbeu shënoi fitoren e 8 në 9 ndeshje të fazës së pare.

Pas këtij takimi, Skënderbeu mban vendin e parë me 25 pikë, ndërkohë që Vllaznia renditet e 9-a me 6 pikë.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *