Skenari/ Mbappe “ndaloi” transferimin e Ronaldos tek Man United

Updated: 17:45 - Shtator 3, 2017

Një skenar i çuditshëm është publikuar pas përfundimit të merkatos. Cristiano Ronaldo mund të ishte një futbollist i Manchester United tashmë por Mbappe “prishi” të gjitha planet.

Sipas “Sunday Times”, vendimi i Kylian Mbappes për tu transferuar në Paris Saint-Germain para Real Madridit, ka shuar shpresat e Manchester Unitedit për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Media brtanike shkruan se “Los Blancos” ishin të gatshëm ta lejonin largimin e Ronaldos drejt “Old Traffrodit” nëse do të transferonin Mbappen nga Monaco.

Por, ylli i ri i Francës vendosi që ta refuzojë kampionin e Evropës dhe Spanjës me pretekstin se do të ishe i ngarkuar për të qenë pasardhësi i drejtpërdrejtë i Ronaldos. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *