Simeone: Arbitrim i padrejtë  

Updated: 11:39 - Maj 3, 2017

 

 Diego Simeone ka mbetur i pakënaqur nga gjykimi në humbjen e thellë 3-0 në “Santiago Bernabeo” ndaj Realit.

Argjentinasi nuk ngurron që të kritikojë arbitrin Atkinson për disa vendime të tij.

 “Rreshtimi i mbrojtjes sonë në rastin “offside” të Ronaldos?

Nuk ka rëndësi nëse ishim brenda ose jashtë detyrave, përderisa arbitri vendosi atë që donte. Për mua ai gol erdhi nga pozicioni jashtë loje dhe duhej anuluar.

 3 gola janë shumë në një gjysmëfinale Champions-i, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për mundësitë. Ta lëmë pas këtë lojë dhe të mendojmë urgjent në lidhje me përplasjen e së shtunës në kampionat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *