Shqipet në Strumicë, fillon spektakli i tifozëve kuqezinj në qytetin e largët

Updated: 18:10 - Shtator 5, 2017

Fillon spektakli i tifozëve kuqezinj të cilët kanë udhëtuar në qytetin e largët Sturmicë. Edhe pse federeta maqedonase e futbollit e zhvendosi shumë larg nga Shkupi ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, tifozët tanë nuk u ndalën dhe u gjendën pikërisht atje.

Ndeshja e sotme në mbrëmje do të jetë spektakolare edhe në shkallët e stadiumit “Mlladost” të Strumicës, pavarësisht se 450 vende janë të rezervuara për tifozët e Shqipërisë.

Shumë prej tyre do të jenë jashtë stadiumit dhe do ta shohin ndeshjen në baret e qytetit të vogël maqedonas. Gjithesi kjo nuk i ka penguar  tifozët kuqezi të ndezin sfidën ende pa filluar.

Madje, spektakli ka nisur me thirrjet e tyre karakteristike, siç e tregon kjo video…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *