Shqipëria përballë Norvegjisë, zyrtarizohet takimi miqësor i 14 nëntorit në “Elbasan Arena”

Updated: 17:07 - Tetor 17, 2017

Epoka e vërtetë e Christian Panuccit në stolin e skuadrës tonë përfaqësuese do të nisë më datë 14 nëntor. Federata shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar takimin miqësor përballë Norvegjisë që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Elbasanit “Elbasan Arena”.

Në fakt emri i kombëtares skandinave përmendej prej disa ditësh, por tashmë gjithçka është konfirmuar dhe skuadra e drejtuar nga Lars Lagerback do të zbresë në Shqipëri për të sfiduar në këtë test miqësor kombëtaren kuqezi.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Christian Panucci do të ketë mundësinë të nisë eksperimentet në kuadër të eliminatoreve të kampionatit europian, dhe ligës së kombëve. Tekniku Italian do të testojë jo vetëm elementë të rinj që mund ti shërbejnë kauzës, por edhe një stilt të ri loje, ku futbollistëve do t’u kërkohet të kenë më shumë kontrollin e topit dhe të mos përqëndrohen vetëm në aspektin difensiv.

Norvegjia ishte pjesë e grupit C në kualfikueset e kupës së botës sëbashku me kombëtare si Gjermania , Irlanda e Veriut dhe Çekia. Skuadra nordike e mbylli në vendin e 4-ët pas kampionëve të botës , irlandezo-veriorëve dhe përfaqësueses çeke.

Për trajnerin Christian Panucci kjo do të jetë miqësorja e parë që nga momenti kur morri drejtimin e kuqezinjve në muajin Korrik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *