Në Loro Boriçi nuk ndodhi mrekullia, Shqipëria mundet 0-2 nga Spanja

Updated: 21:51 - Tetor 9, 2016
spanja

Mrekullitë janë vështirë të realizueshme, dhe thuajse i pamundur ishte suksesi dhe për sukses fjala është për barazim, kundër një superfuqie të futbollit botëror si Spanja. Rrjeta e organizuar nga kombëtarja spanjolle nuk i dha shtigje Kuqezinjve, pavarësisht se do kish qënë më mirë të mos vetë-ndëshkoheshim si në rastin e golit të parë. Gjithsesi të thyhesh 2-0 nga një ish kampione bote dhe Europe nuk të trasmeton ndenjën e turpit.

Në një Loro Borici të tejmbushur dhe të zhurmshëm  De Biasi harton një formacion të pasur me forca në mesfushë, ku i është besuar Lilës, Xhakës e Memushajt, ndërsa Lopetegi aplikon një skemë me 3 mbrojtës, Pique, Ramos e Monreal.

Nuk ka surpriza, Spanja ka diktatin e lojës ashtu si parashikohej. Drithërima e parë vjen në minutën e 12. Vitolo nga fare pranë ndalet nga  Etrit Berisha. Pak caste më vonë një goditje e kalibruar Vitolos devijohet mjaft mirë nga gardiani kuqezi. Përfaqësuesja iberike komandon gjithcka duke e vendosur nën presion skuadrën tonë, megjithatë me kalimin e minutave situata bëhet më e përballueshme për kuqezinjtë, madje në një moment Roshi provon të shqetësojë me një volley De Gean por topi përfundon jashtë pak efekt Pavarësisht sulmeve të “la rojas” Shqipëria reziston deri në fundin e pjesës së parë.

Dëmtimi i Lenjanit e detyron De Biasin të ndërhyjë duke aktivizuar Alijin në fillimin e fraksionit të dytë. Muzika nuk ndryshon, spanjollët vijojnë të përqëndruar në fazën ofensive. David Silva provon nga jashtë zonës pa përsosmëri në shënjestër. Më pas vjen vetë-vrasja e kuqezinjve. Berisha gabon me këmbë duke ia dhuruar topin Vitolos, lojtari i Sevillës gjen menjëherë Silvën, ky i fundit i qetë shërben për Diego Costën i cili nuk ka se si të mos realizojë. 1-0 për Spanjën pak efekt një gol i vetë-ofruar nga ai që konsiderohet një pikë e fortë, Etrit Berisha.

Goditja e pësuar është vështirë e kalueshme duke llogaritur forcën e skuadrës iberike dhe për rrjedhojë goli i dytë nuk vonon. Nolito i sapo-aktivizuar fiton duelin me Hysajn dhe shënon sërish për “la rojan” pak efekt Mjaft e brishtë në këtë rast mbrojtja e përfaqësueses sonë.

Në dizavantah të dy golave kundër një ekipi si ai spanjoll, ngjitja e Everestit është një lojë fëmijësh në krahasim me rekuperimin e rezultatit. I vetmi entuziazëm që përjetojnë 16.300 tifozët e pranishëm në Loro Borici është kur Lopetegi vendos të zëvendësojë Iniestën me Iscon, duartokitje të shumta për yllin e Barcelonëss i cili falenderon në të njëjtën mënyrë efekt Spanja ul ritmin dhe nuk ka më emocione, kuqezinjtë dorëzohen dhe pjesa e mbetur nuk është vetëm se një detyrim për të plotësuar minutazhin e takimit.

Vjen një humbje që e rrezon nga kreu skuadrën shqiptare, por kundër një ekipi me potencial të pakrahasueshëm. Kësaj rradhe Shqiponjat u frikësuan si rralë herë, por këtë ndenjë spanjollët ja kanë shkaktuar cdo skuadre.

NDESHJA MINUTE PAS MINUTE

Perfundon ndeshja: Shqiperi 0-2 Spanje

Min 91: Spanja synon edhe golin e trete, vazhdon sulmet e njepasnjeshme

Min 90: Arbitri akordon tre minuta shtesë

Min 85: Spanja qarkullon topin me qetesi ne mesfushe

Min 79 : Del edhe kapiteni Sergio Ramos nga loja, nuk mund te vazhdoje me loje pas nje demtimi.

Min 77: Iniesta del nga sfida, e duartroket i gjithe Loro Borici. Vendin e tij e ze Isco

Injesta duartrokitet

Min 74: De Biasi kryen zevendesimin e fundit, jashte Xhaka futet Hyka

Min 70: Mavraj ndeshkohet me te verdhe pas nderhyrjes se keqe ndaj Diego Costas.

Min 66: Kryhet zevendesimi i dyte i Shqiperise, futet Migjen Basha në vend të Ledian Memushajt.

Min 63: GOL / Nolito i sapofutur shenon golin e dyte ndaj Shqiperise


Nolito Goal 0-2 Albania vs Spain by enjoylivehdi

Min 58 : Spanja kryen zevendesimin e pare, futet Nolito, del Vitolo

Min 55: GOL / Diego Costa kalon Spanjen ne avantazh pas nje gabimi ne pasim te portierit Berisha


Diego Costa Goal HD Albania 0-1 Spain 09.10… by fotlive

CuWelaCWIAAzh4R

Min 52: Sergio Busquets nderpret nje kundersulm te Naser Alijit

Min 48: Berisha serish protagonist me pritjet e tij ndaj sulmeve spanjolle

Min 45 : Nis pjesa e dytë

235625768

Kampionati Europian i ka bërë mirë Shqipërisë. Djemtë e kombëtares nuk i frikëson më as ish-kampionët e botës. Te pakten keshtu duket nga rezultati i pare i ndeshjes, qe perfundoi ne barazim pa gola. Shqipëria arriti të perballoje me sukses ne keto 45 minuta te para kombetaren e Spanjes, qe sulmoi pothuasje gjithë kohes. Sulmet e Iniestës e Diego Costa-s me shoke u thyen nga mbrojtja jone.

rusi

shqiperi-0-0

Min 45: Mbyllet pjesa e pare 0-0

Min 43: Agolli ndeshkohet me karton te verdhe.

Min 40: Agolli bllokon gjuajtjen e Thiago Alcantaras, mbrohet Shqiperia me çdo kusht

Min 35: Rrezikojne mbrojtesit shqiptare brenda zonen se rreptesise, Gjimshiti arrin te mbylle aksionin e Andres Iniestes

Min 33: Odise Roshi godet ne porten e De Geas, por topi perfundon ne rrjete te jashtme

Min 31: Dritherima ne porten e Berishes, pas nje krosi te Sergio Ramos ne zone, por qe Diego Costa nuk e arriti me koke

Min 30 : Bekim Balaj shperdoron nje kundersulm

Min 28: Gjimshiti bën nje nderhyrje vendimtare ndaj David Silves qe kerkoi te depertoje ne zone

Min 26: Nje kros i rrezikshem i Memushaj ne zone largohet me koke nga Gerard Pique

Min 24: Kartonin e pare te verdhe e merr Thiago Alcantara pas nje faulli ndaj Hysaj

Min 20: 
Iniesta  e Silva provojne nga te dyja krahet, por nuk gjejne hapesira

Min 17: Etrit Berisha ben nje pritje te shkelqyer te nje gjuajtje te Kokes nga jashte zone

Min 15: Spanjollet vazhdojne presionin ne gjysmefushen shqiptare, me aksionet e tyre qe thuhen nga mbrojtesit kuqezi.

Min 11: Spanja shume prane shenimit te golit, Berisha largon topin nga zona e rrezikut

Min 9: Shqiperia kryen sulmin e pare ndaj Spanjes nga krahu, pas nje ngaterrese ne zonen e De Geas, topi u largua nga mbrojtja spanjolle

Min 6: Pique shenon nje gol ne porten e Berishes, por arbitri e anullon per shkak te prekjes se topit me dore

Min 5: Spanjollet kane nisur me lojen tyre karakteristike tiki-taka, dhe futbollistet e kombetares te terhequr ne gjysmefushen e tyre

Ka startuar sfida mes Shqipërisë dhe Spanjës në Loro Borçi të Shkodrës

Ish-kampionët e botës do të tentojnë të marrin kreun e grupit G duke mundur Shqipërinë.

Megjithatë trajneri De Biasi dhe lojtarët e kombëtares shprehen të gatshëm për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive pavarësisht kundërshtarit të fortë.

Me dy ndeshje të fituara, Shqipëria  mban kreun e grupit duke lënë pas Furia Roja-n.
39403a4800000578-3829655-image-a-57_14760453402393940263300000578-3829655-image-a-37_14760444243803940349900000578-3829655-image-m-55_147604508086039401a3000000578-3829655-image-a-34_14760443015743940061c00000578-3829655-image-a-24_1476041828754393fff4200000578-3829655-image-a-38_147604448239339401beb00000578-3829655-image-a-33_1476044247770393feea000000578-3829655-image-a-23_14760418228693940050000000578-3829655-image-a-30_1476042178255393fe24e00000578-3829655-image-a-21_147604180462439400f0f00000578-3829655-image-a-31_1476042679143393ff97600000578-3829655-image-a-25_147604183571439403baa00000578-3829655-image-a-56_1476045124645394043b700000578-3829655-image-m-59_1476045522380394024d700000578-3829655-image-a-36_1476044413651

Roshi vs Injesta 2

spanje-shqipriii spanjeshqiperi1

spanje-shqiperiiii

Formacionet:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Xhaka, Lila, Memushaj, Roshi, Lenjani; Balaj.

Spanja: De Gea; Pike, Ramos, Monreal; Buskets, Koke, Alkantara, Injesta; Vitolo, Kosta, Silva.

One Comment

  1. Ukboy

    Tetor 9, 2016 at 22:17

    Ik hani naj tass me fasule plehra

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *