Shqipëri – Izrael, De Biasi i beson Llullakut e Memushajt në krahët e mesfushës

Updated: 10:42 - Nëntor 12, 2016
debiaasi

Do të zhvillohet sot në orën 20 : 45 në “Elbasa Arena” një ndër takimet më të rëndësishme të skuadrës tonë përfaqësuese në fazën kualifikuese të  botërorit “Rusi 2018”.

Kuqezinjtë kanë shansin që me një fitore përballë Izraelit të hedhin një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit minimal që është vendi i 3-të. Trajneri De Biasi tashmë e ka thuajse të konturuar 11-en titullare.

Skema do tëjetë ajo e përdorur në shumë takime, pra 4-3-2-1 me forca të përqëndruara në mesfushë. Për të hyrë më në detaje, në kuadrat do të vendoset Berisha, mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe kapiteni Agolli.  Kukeli, Abrashi e Xhaka do të formojë 3-en në qëndër të mesfushës , ndërsa Llullaku e Memushaj do të mbulojnë krahët e këtij reparti, megjithëse ka shanse edhe të aktivizimit të Roshit në të djathtë. I vetëm në sulm do të jetë Bekim Balaj.

Në krahun tjetër trajneri i Izraelit Elisha Levy do të përgjgjet në dukje me një skemë sulmuese 4-3-3, por që mund të shndërrohet thjeshtësisht në nëj 4-5-1 kur skuadra mbron. Në portë do të jetë Goresh, Dasa, Gershon, Tzedeke Ben harush do të përbëjnë 4-en difensive. Më mesfushë do të vendosen Kohen, Lavi dhe Nathko, ndërsa Zahavi, Hemed dhe Ben Haim do të fromojnë tre-dhëmbëshin ofensiv.

Grupi i lojtarëve kuqezi vjen në superformë në këtë sfidë dhe niset një gjysëm-hapi përpara. Përballja Shqipëri-Izrael do të gjykohet nga turko-gjermani Deniz Aytekin.

 

/Oranews.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *