Shqipëri-Izrael, arbitri mbyll Facebook-un pas ofendimeve të shumta

Updated: 10:01 - Nëntor 13, 2016
adg

Humbja e thellë 0-3 në shtëpi i ka lënë një shije të keqe tifozëve kuqezi ku gjithë mllefin e shfryjnë tek arbitri, Deniz Ajtekin, duke e akuzuar atë si fajtor për këtë humbje.

Menjëherë pas ndeshjes një dyndje komentesh ofenduese janë postuar në faqen e Facebook-ut të gjyqtarit, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.

ajtekin-470x385

Ndërkohë shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.

ajtekin2

Për më tepër, një faqe e re në Facebook me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhe në çdo koment, administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani me origjinë turke.

ajtekin3-470x293 ajtekin4-470x575

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *