Shpërthejnë me goleadë Barcelona dhe Bajern

Updated: 10:56 - Shtator 14, 2016

Champions League

Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e djeshme në 8 ndeshjet e para të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve.

Barcelona e Bajern Mynih kanë rezultuar të frikshme të cilët kanë fituar me goleada të thella.

Katalanasit kanë fituar 7-0 përballë kampioneve të Skocisë Selltik. Goli i parë ka ardhur nga dhomat e zhveshjes nga Leo Mesi në minutën e tretë.

Messi gjithashtu shënoi dhe në minutën e 27-të, 61-të. Braziliani Nejmar realizoi një gol shumë të bukur me goditje dënimi në të 50-tën.

Ndërkohë Inisesta shënoi një perlë në një goditje në ajër në të 59-tën. Shtatë golëshi u kompletua nga një dopjetë e uruguajanit Luiz Suares, në të 75-tën dhe 88-tën.

Ndërkaq, Atletiko është kënaqur edhe me një fitore minimale në transfertë, ndërsa PSG dhe Arsenal kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1.

Ndërkohë Bajern Mynih-Rostov u mbyll me rezultatin 5-0 nga bavarezët. I pari që hapi rrugën e rrjetës ishte polaku.

Në të 28-tën, Levandovski, duke u vijuar nga një gol i Tomas Myler, i cili shënon edhe në minutën e 53- të.

Bajerni dominon dhe shënon golin e katërt me anë të të riut Kimish. Dhe më në fund e kompleton goleadën me Bernat në të 90-tën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *