Shorti i Kukësit dhe Skënderbeut, kampionët dhe bardhekuqtë mësojnë rivalët e mundshëm

Updated: 16:51 - Korrik 14, 2017

Agolli përballë Kukësit, kapiteni i Shqipërisë kundër kampionëve të atdheut të tij, kjo ka gjasa të ndodhë nëse blutë kualifikohen në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi kundërshtarët e mundshëm të turit të 3-të dhe goglat vendosën që nëse Kukësi eliminon Sheriff Tiraspolin në takimin e kthimit pas humbjes 1-0 në Moldavi atëherë me 99 % do të ketë përballë Qarabagun duke qenë se kampionët e Azerbaixhanit kanë fituar 5-0 sfidën e parë ndaj gjeorgjianëve të Samtredias. Blutë rrezikonin të kishin si kundërshtarë Partizanin e Beogradit që është pranë kualifikimit pas fitores 2-0 ndaj Buduçnostit ose Olympiakosin, madje opsioni i duelit me grekët e Hasit qëndroi mbi sipërfaqe deri në fund, ndërsa tani kanë shansin që të sfidojnë Ansi Agollin dhe skuadrën e tij.
Ndërkohë Skënderbeu nëse arrin të kalojë në raundin e 3-të të Ligës së Europës ka shmangur disa duele mjaft të vështira. Korçarët po ia dolën të skualifikojnë Kairat Almaty-n pas barazimit 1-1 në Kazakistan do të sfidojnë skuadrën fituese të çifti Shamrock Rovers-Mlada Boleslav. Ekipi çek duket i favorizuar pas fitores 3-2 në duelin e parë që u zhvillua në Irlandë. “Bardhekuqtë” evituan kundërshtarë të kalibrit të Paokut, Athletic Bilbaos, Dinamos Zagrebit apo edhe Austrisë së Vjenës. Shkëndija e Tetovës nëse kalon më tej do të sfidojë njërin mes suedezëve të Norkoping dhe lituanëve të Trakait. Milani do ta nisë këtë aventurë kundër rumunëve të Craiovës.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *