Shkëlqen Grezda, shqiptari shënon mjeshtërisht përballë Dinamo Zagreb

Updated: 12:03 - Tetor 15, 2017

Eros Grezda pas ndeshjeve të mira me ekipin kombëtar të futbollit, ka shkëlqyer edhe në kamponatin kroat. Në barazimin 1-1 ndaj Dinamos së Zagrebit,  Grezda ka qënë protagonist për të lënë gjurmë në një ndeshje të madhe. Skuadra e tij Osijek kryesoi përballe Dinamo falë një goli model të futbollistit ndërkombëtar.

Grezda i cili ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit eliminatore dhe po lakohet në shtypin italian për një kalim të mundshëm drejt Seria A, shënoi edhe një tjetër gol me vlerë , gjë që dëshmon se futbollisti po përjeton një ngritje konstante.

Nga ana tjetër një tjetër paraqitje pozitive kemi pasur në kampionati helen.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares U21, Fiorin Durmishaj. 20-vjeçari e nisi takimin nga stoli dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 81-t.

Vetëm 3 minuta i mjaftuan Durmishajt për të gjetur rrugën e rrjetës duke barazuar përkohësisht shifrat në 3-3.

Olimpiakosi e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-4 pas golit të shënuar në minutën e 86-t nga Fortunis me penallti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *