Shkarkohet Montella? Ja çfarë thotë drejtori sportiv i Milan

Updated: 17:42 - Tetor 2, 2017

E ardhmja e Vincenzo Montellës në drejtimin e Milan është në dyshim pas humbjes që kuqezinjtë pësuan në shtëpi ndaj Romës. Të gjithë mediat në Itali raportojnë se shkarkimi i teknikut është shumë pranë dhe kjo gjë do të shihet në derbin kundër Inter.

Por drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka zyrtarizuar se Vincenzo Montella nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Mirabelli ka hedhur poshtë të gjitha zërat e medieve të cilat po përflasin një rikthim të mundshëm të Carlo Ancelottin këtë javë, shkruan “Football-Italia”.

“Ne kemi luajtur vetëm shtatë ndeshje, kemi një ekip të ri, kështu që asnjë trajner nuk ka një shkop magjik. Ju nuk mund të merrni rezultate të caktuara menjëherë. Ne kemi një grup lojtarësh që duhet të bëhen një ekip, kështu që për sa jemi të shqetësuar, Montella po punon mirë. Duhet vetëm të shpresojmë që puna të sjellë rezultate të rëndësishme. Roma ka futbollistë , të cilët kanë luajtur së bashku për vite me radhë. Nuk është e lehtë të përballesh me ta dhe të bësh ashtu siç bën edhe Milani. Ne shohim pozitive edhe në këtë humbje”, ka pohuar Mirabelli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *