Shkarkimi nga Partizani? Flet trajneri Iuliano pas barazimit me Lushnjen

Updated: 22:54 - Tetor 2, 2017

Pas barazimit me Lushnjën ka folur për mediat trajneri i Partizanit, Mark Iuliano. Italiani i çuditi të gjithë kur tha se skuadra bëri një ndeshje shumë të mirë, por problemi sipas tij ishte vetëm mungesa e golit.

Iuliano foli dhe për shkarkimin e mundshëm, që sipas tij nuk do të vijë, pasi klubi ia dhënë italianit besimin që të qëndrojë në stolin e kuq.

Iuliano: E dominuam kundërshtarin. Nuk arritëm të shënonim as sot, për fat të keq. Lojtarët bënë maksimumin në fushë, por ai që na mungoi ishte vetëm goli.
Unë si trajner bëra maksimumin për të drejtuar ekipin drejt fitores. E thashë, skuadra bëri maksimumin sot, por nuk patëm fat.

A ju përgjigjet skuadra?

Iuliano: Unë nuk e shoh në asnjë vend që skuadra nuk më përgjigjet në fushë. Ne kishim edhe sot shumë raste për gol, ndaj s’mund ta them këtë gjë.

Pas këtyre rezultateve e ndjeni rrezikun e një shkarkimi?

Iuliano: Kur një skuadër nuk arrin rezultatin, atëherë trajneri është i rrezikuar. Kjo dihet, por i takon drejtuesve të vendosin për këtë gjë. Nëse drejtuesit e marrin vendimin për të më larguar, atëherë e mendojnë për të mirën e skuadrës. Por unë ndjej mbështetjen e klubit dhe punoj në kushte të mira.

Gjendja e Çanit?

Iuliano: Nuk duam të rrezikojmë me aktivizimin e tij. Donim ta kishim sot në fushë, sepse është një lojtar shumë i mirë. Nuk e di saktë se kur do të kthehet, sepse po ndjek një program të veçantë për rikuperimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *