Sherr masiv në Superkupën e Turqisë, tifozët “pushtojnë” fushën

Updated: 19:37 - Gusht 8, 2017

Konyaspor fitoi Superkupën e Turqisë duke mposhtur skuadrën e Besiktas me rezultatin 2-1. Një ndeshje shumë dramatike e cila u vendos në minutën e 91-të, ku solli dhe mjaft tension dhe reagime nga tifozeria në stadium.

Takimi në fund degjeneroi në një sherr masiv. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e të dyja skuadrave hodhën sende të forta ndaj njeri-tjetrit duke shkaktuar një skandal të madh në fushë.

Jo vetëm kaq por mbështetësit e të dy skuadrave kanë hedhur mjete të forta edhe në drejtim trë futbollistëve në fushën e lojës. Madje Ricardo Quaresma i dorëzoi arbitrit një thikë që thuhet se u hodh në drejtim të tij.

Policia turke shoqëroi dhjetëra tifozë në komisariat të cilët akuzohet për nxitje dhune.

Ndërkohë që Ministria e Brendshme e Turqisë ka nisur një hetim për mijëra tifozë të të dyja skuadrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *