Shaqiri: Interi ishte ekip amator

Updated: 18:54 - Dhjetor 20, 2016
15644610_10155340825862080_824929003_n

Vendimi për të nënshkruar me Interit në janar të 2015 ishte thjesht një gabim. Xherdan Shaqiri, i cili po luan sezonin e tij të dytë te Stoke City në Premier League, sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë klubin ziklatër si joprofesionist dhe me një infrastrukturë për të ardhur keq.

“E diskutoj edhe sot me vëllain tim Erdinin. Mancini më kërkoi me cdo kusht, por ne duhet të kishim marrë më shumë informacione për mënyrën sesi funksiononte klubi. Por, nuk kishim kohë, sepse ditën që u zyrtarizova tek Interi, po ndërhynin edhe dy klube të Premier Legues. Në atë kohë isha i paduruar, kërkoja ta mbyllja sa më shpejt transferimin, sepse kampionati kishte nisur. Tek Interi, sinqerisht e them, infrastrutkura ishte për turp. Në Angli gjithçka është më profesionale: në ushqim, stërvitje dhe analizat e ndeshjeve. Në Itali koha ishte e bukur, por bari gjithmonë ishte i gjatë. Këtu si në fushat stërvitore, ashtu edhe në ndeshjet zyrtare, tapeti është gjithmonë perfekt, sepse përkujdesja është e përditshme”, tha Shaqiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *