Sfida Tirana – Skënderbeu, Josa: Kemi probleme, kampionët janë favorit

Updated: 21:50 - Mars 9, 2017

Tirana po kalon një periudhë të errët ku ka rregjistruar vetëm 2 pikë në 6 javë kampionat. Këtë fakt e pranon me sinqeritet të plotë trajneri i bardhebluve Mirel Josa i cili në prag të përballjes me Skënderbeun thekson gjithashtu se skuadra do të mundohet të jetë sa më solide.

Tekniku 53 vjeçar i cili ka drejtuar për 4 vite rradhazi skuadrën korçare duke u shpallur 4 herë kampion vlerësoi forcën e kundërshtarit duke e cilësuar Skënderbeun favorit në këtë  sfidë.

Tirana vjen në këtë duel me disa mungesa ku më kryesorja është ajo e qëndër-mbrojtësit Gentjan Muça i cili vuan nga një dëmtim muskular.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *